Treg

Albanian Skills, aftësimi profesional, përtej demagogjive elektorale

Sabina Veizaj - Arsimi professional do të ishte një prej kuajve të betejës të Kryeministrit Rama për të ardhur në pushtet një mandat e gjysmë më parë.

Kreu i opozitës së atëhershme, pasi kishte ardhur në pushtet në shtator të 2014-ës, gjatë pjesëmarrjes në inaugurimin e shkollës austriake profesionale ‘Hermann Gmeiner’ në fshatin SOS, do të thoshte: “Kemi një rënie dramatike të cilësisë së krahut të punës në Shqipëri dhe është fakt e konfimuar nga njerëzit e biznesit se sa e vështirë është bërë të gjesh krah pune të kualifikuar. Dhe kemi krijuar një hendek shumë të madh mes një pjese të popullit me diplomë dhe një pjese tjetër pa asnjë akses në arsim. Ky boshllëk mund të mbyllet përmes arsimit profesional. Duhet tu themi të rinjve që kanë vullnetin për të vazhduar arsimin e lartë, dhe një rrugë tjetër për ata të rinj që kanë talentin në arsimin profesional. Për më tepër, arsimi profesional i fokusuar tek teknologjia e re, ndërtohet me largpamësi e ardhmja.”

Por gjërat nuk kanë ndryshuar shumë që në atë kohë.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të rinjtë janë ata që pësojnë peshën më të madhe të papunësisë me një shkallë zyrtare 22,3 %.

Gjendja bëhet më alarmante kur mëson po nga të dhënat zyrtare se 677 mijë syresh nuk kërkojnë fare punë sepse pagat e ofruara nuk i kënaqin pritshmëritë. Dhe prej tyre 441 mijë nuk janë as në shkollë.

Edhe ato vende pune që janë krijuar, pjesa më e madhe janë nga sektorë joproduktivë dhe me paga minimale.

Por ajo që është positive në këtë terren të vështirë janë inisiativat private, jo domosdoshëmërisht me investime marramendëse të hollash, por duke bërë mission ndryshimin e realitetit pikërisht për kategorinë e aftësive profesionale.

Ana Zacharian, rreth të 55-ave, është një grua që beson shumë tek energjia e të rinjve e mbi të gjitha tek të rinjtë shqiptarë. Ajo është e zhveshur nga paragjykimet që ekzistojnë sot mes nesh për brezin e ri. Nisur nga eksperienca e saj në një organizatë zvicerane në Shqipëri, e cila merret me zhvillimin e arsimit profesional në vend, e ka bërë mision të sajin zbulimin e të rinjve me aftësi profesionale, nxitjen e tyre për tu zhvilluar për të qenë kokurues jashtë kufijëve.

Ana Zacharian

Prej pesë vitesh, ajo ka çelur organizatën “Albanian Skills” dhe ka ndihmuar me qindra të rinj që kanë kryer praktika profesionale apo të kenë gjetur një punë përmes organizatës.
Idea e saj lindi gjatë një udhëtimi ku ajo mori pjesë si vullnetare në “World Skills”, një konkurs ndërkombëtar ku marrin pjesë mbi 200 mijë të rinj për të testuar aftësitë e tyre profesionale që nga hidraulik, rrobaqepës, elektriccist deri tek krijimi I softuerëve, inteligjenca artificial, etj.

Në prag të konkursit të përvitshëm të “Albania Skills” e takoj atë tek Taiwan për një bisedë rreth zhvillimit të idesë së saj këtu e pesë viteve më parë. Me anën njohem prej kohësh përmes punës dhe e di çfarë pasioni, përkushtimi vendos ajo në dispozicion për misonet dhe qëllimet e saj. Por nga sa më tha mandej gjatë bisedës, ka patur dhe ka një rrugë të vështirë përpara duke marrë paarsysh edhe skepticizmin dhe neglizhencën herë me dashje, herë pa dashje të institucioneve publike, private e agjencive të ndryshme, bashkëpunimi me të cilat mund të jetë një vlerë e konsiderueshme.

Ana mendon se të rinjtë shqiptarë kanë potenciale dhe dëshirë. “Vetëm u mungon pista për të vrapuar”, më thotë ajo gjatë bisedës dhe “Albanian Skills” me modesti po u ofron një pistë për të filluar.

“Albanian Skills” është pjesë e disa projekteve ndërkombëtare përmes të cilave po përpiqet ët ndihmojë të rinjtë shqiptarë në fushën e aftësive profesionale dhe atyre jetësore, por ajo që ëndërron Ana është që Shqipëria dhe “Albanian Skills” në pesë vite të jetë pjesë e “World Skills” ku të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi aftësimi në kompanitë më në zë të vendeve të zhvilluara të botës.

Logoja, tulipani shqiptar

Ana gjatë takimit me mua mbante veshur jelekun e uniformës së organizatës, për të cilin kur e pyeta, më tregoi se i ngjan për nga ngjyra jelekut të punëtorëve, jeshil dhe e ka zgjedhur për simbolikë. Gjithashtu logoja barte tulipanin shqiptar, me të cilin Ana ishte njohur tre muaj më parë në muzeun e Kukësit. Edhe tulipani shqiptar është përzgjehdur si simbolikë për të përfaqësuar forcën dhe rezistencën

Cili ishte qëllimi fillestar, si ishte ideuar në mendje?

Për të qenë e sinqertë nuk e kisha ideuar në mendje përpara se kjo të niste. Unë udhëtova në 2013-ën për në Lajpcig në Gjermani si vullnetare në “World Skills”.

“World Skills” është organizata më e madhe botërore e konkurseve profesionale e themeluar që në 1952 në Spanjë nga disa njerëz profesionistë ët zanateve, por që kuptuan në atë kohë se Spanja kishte nevojë për krahë pune të aftësuar. Në mënyrë që ata të nxisnin këtë krahë pune, menduan disa aletrnativa dhe njëra prej tyre ishte pse të mos motivojmë rininë të tërhiqet drejt profesioneve duke i përfshirë në konkurse.

Që prej asaj kohe, edhe pse kanë kaluar 67 vite unë vazhdoj të mbetem e impresionuar nga ajo lloj energjie dhe lëvizje e madhe që ka përfshirë gjithë botën. Atje janë anëtarë 70 vende. Bëhet çdo dy vjetë. Por kjo lëvizje është zhvilluar edhe në “Euro Skills”. Pra përveç se ekziston organizata botërore, ka edhe organizata kontinentesh dhe të gjitha këto veprojnë si një mekanizëm, si një sahat fantastik në të cilin shkojnë të rinj nga e gjithë bota, konkurojnë dhe pastaj qëndrojnë në një proces të azhornimit me të rejat. Është një lëvizje botërore që drejton të gjitha aftësitë profesionale sot.

Në çfarë fushash?

Fushat janë të standartizuara mbi 70-80 fusha, të cilat janë nga të gjitha profesionet; hidraulik, elektriçist, rrobaqepës, riparues deri tek fushat teknologjike; robotikë, inteligjencë artificiale, apo edhe në aftësitë e të ardhmes. Është e rëndësishme që kjo lëvizje edhe në këto vende të zhvilluara është vullnetare, por që ka krijuar vijueshmëri, është zhvilluar dhe është e qëndrueshme ka gjetur përkrahjen e qeverive përkatëse. Është e mbështetur edhe nga të gjitha organizmat; Komisioni Europian, organizmat botërore të punës, etj.

Është bërë pjesë e të gjitha axhendave sepse është parë si mënyra më e mirë e nxitjes së të rinjve, e dëshirës për profesione, për aftësim dhe në fund të fundit, aftësia profesionale, por edhe ajo personale është një garanci, një flamur në jetën e secilit. Për të siguruar një jetë të denjë.

Dhe kthehemi tek fillesat e “Albanian Skills” gati 5 vite më parë…

Unë në atë kohë punoja në një organizatë zvicerane në Shqipëri e cila e kishte dhe e ka fokus arsimin profesional. Kur unë udhëtova atje si vullnetare ndodhi që unë u impresionova nga çfarë pashë dhe me të mbërritur në Shqipëri u flisja të gjithëve për atë aktivitet.
Atje mund të numëroheshin rreth 200 mijë pjesëmarrës. Përveç konkurentëve kishte prindër që shoqëronin fëmijët e tyre. Nga Zelanda e Re, Kina, etj. Ai ishte një festival i vërtetë, ku jo vetëm konkurohej, jo vetëm merrje energji të bukur, por nga ana tjetër motivoheshe për të ardhmen.

Sot pas pesë viteve kur i kthehem atij aktiviteti vazhdon të më imprsionojë si një gjë madhështore. Ai është vizioni ynë. Ne nuk jemi ende atje, për të gjitha arsyet dhe faktorët që dihen e nuk dihen. Por fatkeqësisht nuk janë vetëm pamundësitë tona personale, apo të vetë komunitetit, apo të vetë njerëzve në Shqipëri, por janë disa barriera të cilat, shpresoj që me gjeneratat e reja ne të mundim ti fashisim, ti zhdukim. Herë-herë mosbesime, herë-herë axhenda të cilat ne nuk i dimë, a mund të jenë personale. Herë-herë janë frikëra që vetë institucionet mund të kenë. A të lejojmë, ti përkrahim iniciativa të tilla apo jo? A kemi ne mundëis apo jo? Unë mendoj se nëse ulemi në tavolina të përbashkëta, nëse ne ndajmë axhendat, nëse ne jemi të hapur do të gjejmë pika për tu bashkuar. Sepse nëse mblidhemi për një kafe a birrë, e shndërrojmë bisedën në miqësore, i gjejmë të gjitha pikat e përbashkëta. Dhe fatkeqësisht kur jemi në pozicionet e punës, ngrejmë disa mure të cilat vetëm na dëmtojnë.

Nisur nga të gjitha këto ç’thashë i kisha shpresat tek vetja dhe tek njerëzit që kisha pranë me të cilët dëshirën e ndava për një vit me radhë. Gati të gjithë më thoshin çfarë flet, ajo është diçka shumë e madhe, nuk e bën dot, është shumë e madhe për Shqipërinë.
Në atë kohë sëbashku me një kolegun dhe mikun tim zviceran Stefan Laizer e bisedoj. Ai shumë i dhënë në fushën e aftësimit të të rinjve më mbështeti. Më ftoi tek “Swiss Skills” në Zvicër atë vit. Aty takuam Patrick Zahnd, i cili vazhdon të jetë ende ekspert në jurinë e Web Development. Ai ishte në “Swiss Skills” si anëtar jurie dhe ndërkohë na u bashkua dhe na premtoi për ta zhvilluar “Albanian Skills”. Na u bashkuan të tjerë mandej të huaj edhe shqiptarë.

Arritëm të krijonim disa kontakte, me Tirana East Gate. Ishte vështirë se ne kshim asgjë, kishim vetëm dëshirën dhe vullnetin e mirë, por na besuan dhe na futën në agjendën e tyre. Na ofruan për tre vite mjediset e tyre ku ne mbajtëm të gjtha edicionet deri në 2017-ën.
Na u bashkuan edhe kolege e mike të tjera, të cilat ka punën e tyre po kontribuojnë në këtë projekt. Edhe pse herë-herë ju merr jetën e tyre private, ato janë të lumtura që kontribuojnë në një mision.

Sot ne kemi 25 juri, profesionistë të cilët punojnë në kompani me emër në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, etj. Mblidhemi një herë në vit në Tiranë, zhvillojmë edicionet e konkurseve të aftësive profesionale. Paraprakisht kemi zhvilluar detyrat, kriteret, aplikimet. Çdo gjë transparente.

Çfarë është “Albanian Skills” në vetvete dhe si funksionon?

“Albanin Skills” sot është një organizatë që i është dedikuar konkurseve kombëtare, jo vetëm krijimit, por edhe forcimit, strukturimit sa më të mirë të konkurseve profesionale kombëtare në Shqipëri që të mund të përfshijë të gjithë të rinjtë. Pavarësisht se ku janë; studentë, në punë a shkollë të mesme. Nga mosha 16-25 vjeç në profesione që ne mundim të zhvillojmë misionin tonë.

Çfarë profesionesh mbulon “Albanian Skills”?

Sot mbulojmë 6 profesione; grafik, fotografi, zhvillim faqeje, media sociale, programim, shërbim hotelier, restorant. Mund të zhvillojmë edhe 100 nëse do të kishim bashkëpunimet që përmenda në krye të bisedës. Të cilat ua kemi shtrirë dorën në pesë vite çdo isntitucioni publik, privat, çdo agjencie ku kemi mundur ua kemi ofruar platformën për të qenë pjesë e saj. Sa më shumë bashkohemi, aq më shumë bëhet gjithëorfshirëse dhe afron më shumë të rinj në të.

Konkursi zhvillohet brenda një ditë, një herë në vit. Ne mund të bëjmë më shumë se sa kaq, por na mungojnë burimet që i kemi të limituara.

Ne kemi zgjedhur një modalitet që konkursin ta zhvillojmë brenda një dite. Janë hapur aplikimet në shkurt, janë mbyllur në fillim të prillit. Nga 130 aplikantë janë përzgjedhur për konkurs 85 të tillë. Janë informuar, janë shpallur në faqen tonë dhe më 11 maj të shtunën do të vijnë të konkurojnë.

Çfarë fitojnë të rinjtë?

Kjo është ajo çfarë më ka impresionuar dhe vazhdon të më impresionojë. Unë nuk kisha shpallur asnjë çmim sepse sponsorët janë afruar ditët e fundit. Askush nga të rinjtë nuk pyet se çfarë do të fitojë. Kjo vazhdon e shndërrohet në një forcë të madhe për të vazhduar. Nuk bëjnë kompromis me pasionin e tyre. Nuk e konsiderojnë. Kjo do të thotë që atyre u mungon një fushë për të garuar. E quaj si gara e vrapimit. E konsideroj si një pistë ku ata duan të garojnë. Ne këtë kemi dashur të ofrojmë.

Cilat janë grupmoshat që afrohen më shumë dhe në cilën fushë është interesi më i madh?

Çdo vit kemi edhe nga ata guximtarët që edhe pse nuk e kanë mbushur moshën, e provojnë.
Sivjet kemi një vajzë 15 vjeçare dhe ka konkuruar. Vitin e kaluar ajo mori pjesë në një garë për fëmijë që e organizuam dhe është fantastike. Ka fituar edhe një olimpiadë në Ëeb Development. Por për kritere moshe nuk mund të jetë pjesë e garës, por do të vijë thjesht për të testuar aftësitë e saj.

Janë nga universitete, shkolla të mesme profesionale, të punësuar. Nga e gjithë Shqipëria. Prandaj është gjithpërfshirëse, pa limite. Nuk ka rëndësi ku i ke fituar aftësitë.

Cila bashki dominon më shumë?

Tirana ka më shumë prurje. Ne kishim aplikime edhe nga Korça, edhe nga Shkodra. Por duke qenë se nuk mundim tu ofrojmë akomodimin, ata u tërhoqën. Tirana dhe Durrësi mbeten qytetet që kanë mundësinë të përfshihen. Por në të njëjtën kohë,Tirana sot është bërë Shqipëria, qytetshtet le të themi. Dhe nga lista që unë kam, pjesëmarrësit vijnë nga të gjitha qytetet.

Cila aftësi dominon më shumë?

Zhvillimi i faqes. Çdo vit ky ka qenë; ëeb development dhe softueri numri më i madh i aplikantëve. Fituesit janë tre për çdo kategori dhe ne në çdo vit jemi munduar që tu sigurojmë një vizitë studimore apo shkëmbim eksperience jashtë shtetit. E kemi realizuar.
Dy vitet e para i kemi dërguar në Zvicër në “Sëiss Skills”, në vitin e tretë i kemi çuar në Goteborg dhe vjet i kemi çuar në “Euro Skills” në Budapest. Këtë vit nuk ka “Euro Skills”, por ka “World Skills” dhe zhvillohet në Kazan që është shumë larg dhe kërkon shpenzime marramendëse. Prandaj do ti dërgojmë në Mal të Zi në aktivitetin “Spark me” që është aktiviteti më i amdh i Europës Juglindore për inovacionin në biznes.

Kompania “Comunication Progress” është ofruar për të mbështetur dërgimin e fituesëve atje. Sepse ka edhe taksa për pjesëmarrje për 6 fituesit e vendeve të para që do të dalin nga konkursi ynë. Për të tjerët ne përpiqemi të gjejmë mundësi praktika profesionale ose punësime. Ndodh që kompanitë edhe nuk i kanë marrë në punë. Sepse ata kanë praktikat e tyre. Por ajo që ne bëjmë, i mundësojmë intervistimin. Nuk e dija që ishte e vështirë, por më ka rezultuar që kompanitë edhe për ti marrë në intervistë realisht ngurojnë. Kam dëgjuar nga konkurentët dhe nga të rinj të tjerë që edhe një mundësi për të na ofruar një intervistë është shumë e vlerësueshme. Ne e dimë si funskionojnë kompanitë; mbledhin tufën e CV-ve, të rinjtë eksperienca nuk kanë dhe nuk u jepet asnëj mundësi.

Pra, pasi përfundon konkursi ju merreni me ndërlidhjen e të rinjve me kompanitë për praktika dhe punësim?

Çdo kompani që na kontakton, të gjitha njoftimet ua përcjellim grupit të rinjve. Janë shumë kompani që kanë arritur të punësojnë të rinj prej këtij grupi.

Për shkak se nuk e ndajmë dot data bazën me kompanitë sepse e kemi në kushtet tona të privatësisë, ne veprojmë në këtë mënyrë që kompania sjellë njoftimet dhe ne ua shpërndajmë të rinjve.

Nga eksperienca juaj disa vjeçare në kompaninë svicerane, edhe në këto 5 vite në “Albanian Skills” që ndërvepron ngushtësisht me të rinjtë, çfarë ke vënë re? Sepse ekziston paragjykimi që të rinjtë shqiptarë janë dembelë, duan para për tu argëtuar, por nuk kanë interesa për të zhvilluar, nuk duan të punojnë. Cili është mendimi juaj, nisur nga eksperienca?

Unë jam këtu dhe çdo vit që vjen përpara konkursit i them vetes “An deri këtu, sepse nuk ia del dot më, nuk ke mundësi të vazhdosh më tej. Dhe të gjithë që më njohin më thonë; sa të mbarojë edicioni sepse ti do të karikohesh dhe do të vazhdosh e nuk ka kush të mbajë.

Dhe kjo është shumë e vërtetë. Sepse kjo buron nga fakti i vetëm dhe i thjeshtë; burimi janë të rinjtë dhe energjia e tyre, dëshira e tyre e madhe për të mësuar, për të punuar, për tu kosnideruar, për tu mbështetur, për tiu dhënë fjala, lidershipi, honourshipi. Ata e shohin “Albanian Skills” si një mundësi, edhe pse ne jemi shumë modest. Ata të rinjë që kalojnë përmes nesh janë pa asnëj përjashtim të gjithë fantastik dhe unë vazhdoj e i ndjek në gjërat që ata bëjnë. Që do të thotë, jo se janë për shkak tonin, por unë pata fatin ti njoh nëpërmjet nesh. Mendoj dhe e kam besimplotë që të gjithë të rinjtë shqiptarë janë kështu. Të gjitha paragjykimet që ne kemi, përveçse po na dëmtojnë si shqoëri, por dëmtojmë shumë të rinjtë duke mos u dhënë besimin që meritojnë. Nuk e pranoj dot që të rinjtë shqiptarë nuk e duan punën dhe janë dembelë. Sigurisht mes tyre mund të ketë, por nuk mund të përgjithësojmë kategorinë e të rinjve shqiptarë.

Të rinjtë shqiptarë nuk janë përgjegjës për asgjë që ka ndodhur. Sikurse të gjithë të rinjtë në botë. Shkatërrimin ua kemi sjellë ne brezat e mëparshëm dhe tashmë ju ngarkojmë poërgjegjësi duke iu thënë jeni e ardhmja. Nuk janë ata e ardhmja. Të ardhmen duhet ta ndryshojmë sëbashku me ta. Nëse nuk i mbështesim, nuk iu hapim rrugën, nëse ne nuk investojmë ; para, kohë, energji, dije, promovim, ata do të vazhdojnë të qëndrojnë tek cepi.

Çdo vit hapim thirrje edhe për vullnetarë e kemi çdo vit 50-60 aplikime. Të angazhuar janë rreth 30 vetë çdo vit, trup vullnetarësh. Qëndrojnë dy muaj. Ata kontribuojnë me kohën e tyre dhe njohuritë e tyre falas dhe ne përpiqemi ti kompensojmë me trajnimet që kemi mundësi.

Pëpros konkursit, identifikimit të të rinjve dhe të ndërmjetësimit të tyre me kompanitë, cila është përditshmëria e “Albanian Skills”?

Jemi shumë aktivë në median sociale. Përpiqemi që këtë dritare ta përdorim shumë mirë duke informuar vazhdimisht. Informacioni dhe promovimi sot nuk është reklamë për të ngritur brandin. Por për të thënë që ekzistojnë këto veprimtari. Ne ndajmë pafundësisht informacion në faqen tonë që u shërben të rinjve, qofshin nga miqtë apo konkurrentët tanë.

Ne jemi anëtar të “Lidhjes Europiane për Praktikat Profesionale”. Kjo është një lidhje e iniciuar nga Komisioni Europian dhe ne jemi angazhuar aty. Kemi firmosur për të ofruar mundësitë e praktikave profesionale. Ne takohemi shpesh në gumbullimet e tyre në Austri, Bruksel në emër të “Aleancës për mësimin e aftësive” e cila po ashtu është një dritare e madhe që mund ta përdorin të gjithë. Kompanitë kryesisht mund të aplikojnë, të regjistrihen falas dhe të angazhojnë veten e tyre që do tu ofrojnë të rinjve shqiptarë 20 vende praktikë pune për pesë vite. Duke qenë pjesë e një paltforme europiane, ku janë të regjistruara gati 300 mijë kompani europiane ka një propabilitet të madh që të rinjtë shqiptarë të përfitojnë.

Falë nismave të Komisionit Europian është hapur edhe një thirrje që do të përfshijë edhe gjithë Ballkanin Perëndimor në mobilitetin e të rinjve. Mësues dhe stafe të mund të shkojnë për të bërë praktika profesionale apo pune në vende tjera të BE-së. Ne jemi sëbashku me një organizatë italiane dhe me 12 të tjera po shkruajmë një propozim për të qenë pjesë e programit. Por falë këtyre udhëtimeve që unë kam patur apo angazhimeve, Shqipëria është shndërruar në një model të njohur. Ata e dinë që në Shqipëri po ndodh një lëvizje për arsimin profesional, ka një lëvizje të bukur të aftësive shqiptare, ka një lëvizje e cila jo vetëm po promovon, por po shërben edhe si një dritare për të parë audienca shqiptare se çfarë po ndodh në Europë.

Cilat janë profesionet apo aftësitë që sot kërkohen më shumë në treg në botë dhe Europë?
Përpiqen t'i japin rëndësi çdo profesioni. Sepse ne kemi nevojë për një elektriçist, për një hidraulikë, për një rrobaqepës. Këto do të jenë përherë pjesë e njerëzimit sepse është nevoja për to. Por sot revolucioni teknologjik ka sjellë një ndryshim që nuk ka kthim.

Teknologjia dhe dixhitalizimi është bërë pjesë e çdo profesioni. Kjo do të thotë që çdo profesion ka gjëra të reja për të integruar në fushën e vetë. Ato që kërkohen më tepër programimi I kompjuterave, inteligjenca artificiale, dixhitalizimi, gjithçka në fushën e informacionit dhe teknologjisë është pararojë. Kjo fushë duhet të vijë shumë pranë me jetën reale të njerzve në mënyrë që të bëhet e aplikueshme. Nëse i kthehemi disa viteve më parë, aplikacionet kanë ekzistuar em shumicë, por vetëm një pjesë e vogël e tyre është e përdorshme në jetën e përditshme. Kjo nuk vjen ngaqë nuk janë aplikacione të mira, por u zhvilluan nga programistët pa marrë parasysh nevojën e jetës reale. Kjo është detyra dhe sfida e njerëzimit tanimë si ta sjellë teknologjinë në dobishmërinë e jetës së përditshme, por pa i hequr thelbin qenies njerëzore.

Në Shqipëri për çfarë profesionesh ndjehet nevoja, cilat kanë humbur e mund të risillen? A i vishni vetes ju si “Albanian Skills” ndonjë rol në këtë drejtim?

Profesione që kanë humbur ka plot dhe është fatkeqësi. Ato duhen të futen në pjesën e pasurive kombëtare. Ne natyrisht mund të japim kontributin tonë kur kemi mundësi, por le ti lëmë të gjithë të bëjnë detyrën e tyre për të cilën paguhen. Unë mendoj që ato institucione kompetente duhet ta bëjnë këtë. Rrobaqepsia, këpucarët, riparuesit në tërësi (pavarësiht konsumerizmit në masë) etj, janë profesione që nuk duhet ti lëmë të humbasin. Ne do të vazhdojmë misionin tonë të promovimit. Nëse nuk informon me njohuri dhe informacione të strukturuara, të dobishme, njerëzit kalojnë dhe neglizhojnë. Informacioni është i rëndësishëm edhe për isntitucionet, donatorët, kompanitë, etj. Përveç që mund të promovojmë jemi moderues të mirë, fryma që fusim në çdo gjë, është tolerance, bashkëpunimi, gjithpërfshirja për të ndërtuar platform të përbashkëta.

Për shembull; ne nuk mund të bëjmë diçka konrete për artizanët sepse ata kanë një shoqatë, por ne mund të bashkojmë forcat e të bashkëpunojmë për një platformë të caktuar.
Ajo që kompanitë shqiptare kërkojnë sot janë programuesit. Ka programues në treg ende të lirë, por pjesa më e madhe janë të angazhuar. Programuesit e mirë që sapo dalin nga bankat e shkollës janë kryesisht në punë; në kompani outsourcing (që japin shërbime për kompani të huaja). Kryesisht kompanitë që ofrojnë punë në fushën programues softueresh janë të huaja dhe kjo është një fatkeqësi.

Janë aftësi teknike, por ajo çfarë realisht kanë nevojë të rinjtë tanë dhe shoqëria jonë janë aftësitë e buta, soft skills, ose aftësitë jetësore. Këto sot janë shndërruar në aftësi thelbësore. Që do të thonë; kreativitet, aftësi për të analizuar mirë, të mendosh dhe analizosh në mënyrë kritike, aftësi lidershimi, vendimmarrjeje, aftësi të marrësh përgjegjësi, punë në grup, të jesh social. Janë aftësi për të cilat shoqëria shqiptare ka nevojë në mënyrë imediate për të gjithë historinë e trashëgiminë e vetë. Këto aftësi renditen sot edhe në aftësitë e së ardhmes. Forumi Ekonomik Botëror në listën e aftësive të së ardhmes për 2019-ën rendit këto aftësi.

Nisur nga eksperienca juaj, kurikulat e shkollave profesionale i janë adaptuar tregut në zhvillim?

Kam dëgjuar dy këmbana; njëra që ka instiitucion të dedikuar për kurikulat dhe kurukulat vazhdimisht azhornohen, ata I publikojnë, kanë procese ku përfshin biznesin, aktorë të ndryshëm dhe bëjnë azhornimet. Kambana tjetër është ajo e kompanive, çfarë sektori privat realisht thotë. Ata nuk e gjejnë veten në këto kurikula. Problemi më i madh që është sot, që unë mendoj nuk ka të bëjë vetëm me kurikulën. Sepse edhe kur këto intitucione publike përpiqen të reflektojnë gjithçka, shkolla vetë, sistemi ynë arsimor nuk ofron ambientin e duhur për të ushtruar praktikën. Nuk ka laboratore. Aty ku janë, qëndrojnë me çelës.

Unë nuk e kam parë, por ma kanë thënë të rinjtë. Një student i Shkencave të Natyrës që studion për Informatikë, e bën mësimin ende në tabelë me të shkruar pa prekur një kompjuter me dorë në këtë botë teknologjike. Unë vij nga Inxhinieria Mekanike, në 1985-ën isha në vit të dytë apo të tretë kur ka hyrë për herë të parë Informatika. Na kanë çuar në atë kohë për të parë laboratorin e parë kompjuterik pranë Harry Fools. E kujtoj si tani. Kishte ardhur nga Franca si investim. Në 1985 ne kemi nisur të studiojmë Informatikën në Inxhinieri Mekanike. Sot jemi 35 vite më mbrapa. Si mundet sot nëj student të studiojë informatikë dhe të mos prekë kompjuter me dorë.

Sektori privat nuk e gjen veten ose tek kurikulat ose tek mënyra e të mësuarit jepet.
Kam provuar dy javë më parë të trajnoj të rinj vullnetarë në gjashtë çështje; puna në grup, vendimmarrja, delegimi, lidership, zgjidhja e problemeve. Të grupuara në dy ditë me një orë trajnim. Ata vunë në punë për një orë aftësitë e tyre për ti vënë në praktikë. Asgjë që të kishte të bënte me teorinë.

Ata dolën në fund me një iniciativë të tyren. Kjo është rinia. Çfarë i mungon sistemit tonë? Mësuesit në mënyrë imediate duhet të ulen të bëhen studnetë. Ata që e kanë kuptuar këtë, studentët e tyre janë pararojë.

Ku e shikon “Albanian Skills” pas pse vitesh?

E shikoj pjesë të organizatës botërore të konkurseve. Shqipërinë e shoh atje. E shoh “Albanian Skills” si promotorin kryesor dhe me prezencë në çdo qytet. Me zhvillimin e këtyre konkurseve jo vetëm në Tiranë, por mundësiht të kemi edhe konkurse rajonale. Që çdo qytet të ketë një konkurs për atë që njihet ai. T'i japim emër qytetit, aftësive dhe i hapim çdo qyteti një dritare për të promovuar të rinjtë. Për momentin jemi pjesë e një projekti në Dibër për nxitjen e aftësive kompjuterike dhe jetësore. Projekt i shkurtër 2-mujor por na ka dhënë një energji shumë të mirë. Të kesh kontakt me të rinj të zonave rurale, janë të zhvilluar dhe më pasion po si të rinjtë e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë