Lajme

Shkencëtarët bëhen bashkë për të shpëtuar oqeanet

Vitet e fundit ekspertët kanë hasur një nivel të pashembullt të ndotjes së oqeaneve. Pavarësisht përkushtimit të organizatave mjedisore, inovacionit dhe investimeve qeveritare, organizatat që po merren me pastrimin e oqeaneve e kanë të pamundur të gjejnë një zgjidhje përfundimtare. Edhe pse është thelbësore, ekspertët ende nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje për krizën e ndotjes së ujërave.

Më shumë se 8 milionë ton plastike derdhen në oqean çdo vit, megjithatë organizatat dhe ambientalistët pastrojnë vetëm 0.5% të ndotjes. Ekspertët u bërë thirrje urgjente kompanive inovatorëve dhe qeveritë për të gjetur një zgjidhje në mënyrë që plastika të mos kthehet në mbetje dhe mos të hidhet më në oqeane. Kjo është arsyeja pse fondacioni Ellen MacArthur hapi një konkurs inovator për eliminim e plastikës, fituesit e të cilës morën 2 milionë dollarë. Ata ftuan shkencëtarët, dizanjerët dhe kompanitë e tjera novatore për të gjetur një mënyrë sesi mund ta evitojmë përdormin e plastikës. Sfida u nda në dy kategori, ku secili fitues mori si shpërblim një pjesë të 2 milion dollarë, për t’i investuar në zhvillimin e ideve të tyre.

https://www.instagram.com/p/Bnii5q3AdKE/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=f6n3oc71cl87

Sfida e parë u përqendrua në sasinë e madhe të plastikes tek artikujt e vegjël, si qeset, shampot, paketimet e ndryshme plastikë dhe gotat plastike, të cilat aktualisht nuk riciklohen dhe përfundojnë shpesh në mjedis.

Sfida e dytë synonte paketimin më fleksibël të përdorur për disa nga produktet tona të preferuara. Rreth 13% e paketimit të produkteve është i përbërë nga shtresa të materialeve të ndryshme të shkrira së bashku. Kjo bashkim i shumë shtresave siguron funksione të rëndësishme si ruajtjen e ushqimit të freskët, por gjithashtu e bën paketimin të vështirë për t'u ricikluar. Një paketim i këtij lloji është ekuivalent i 100 qeseve plastike.

Një balenë ngordh ër shkak të konsumimit të mbetjeve plastike

Cilët ishin fituesit?

Kompania “MIWA” nga Republika Çeke paraqiti nje aplikacion që i lejon blerësit të zgjedhin sasinë e saktë të produkteve ushqimore që u nevojiten, të cilat u dorëzohen më pas në një paketim të riciklueshëm në shtëpinë e tyre.

“Algramo”, një ndërmarrje kiliane, shpërndan ushqime në tasë të ripërdorur, në një rrjet prej 1200 restoranteshnë Kili.

“Evocare”, një kompani indoneziane, ka krijuar paketime dhe çanta të bëra nga një material me bazë alge që mund të shpërbëhet dhe të hahet.

“Delta”, një organizatë nga Mbretëria e Bashkuar, ofron një teknologji kompakte që u lejon restorantëve të bëjnë dhe të shërbejnë salca në paketime të ricklueshme.

https://www.youtube.com/watch?v=zO3jFKiqmHo

Më shumë se 100 miliardë gota plastike kafeje shiten në nivel global çdo vit, por sot pothuajse asnjë prej tyre (as kapakët e tyre) nuk riciklohen. “CupClub”, një tjetër kompani nga Mbretëria e Bashkuar, prezantoi një shërbim të ri-përdorimit të gotave plastike nëpërmjet së cilës, përdoruesit mund t’i dorëzojnë gotat në çdo bar pjesëmarrës.

Kompania “TrioCup” nga SHBA-ja ju ofron “filxhan prej letre”, të bërë me një teknikë që eliminon kapakët plastik. Ekipi ka zgjedhur një material që është 100% i riciklueshëm.

Një breshkë noton bashkë me një shishe plastike

Ekipi i Universitetit të Pittsburgut ka krijuar një material të riciklueshëm që mund të zëvendësojë paketimin e ndërlikuar me shumë shtresa. Ata kanë imituar mënyrën se si natyra përdor vetëm disa blloqe molekulare për të krijuar një larmi të madhe materialesh.

“Aronax Technologies”, një kompani spanjolle propozon një shtojcë magnetike që mund të aplikohet për çdo material, duke krijuar kështu izolim sa më të mirë të ajrit dhe lagështisë dhe duke e bërë atë të përshtatshëm për të mbrojtur produkte si kafja dhe ilaçet.

Duke punuar së bashku kompanitë “Bioplastika”, “Elk Packaging” dhe “Labels Associated” do të prodhojnë një material të riciklueshëm nga nënproduktet bujqësore dhe mbetjet ushqimore për të paketuar një gamë të gjerë produktesh shtëpiake.

Mbetje plastike të grublulluara në një fabrikë në Belgjikë

Qendra Kërkimore Teknike e Finlandës ka krijuar një material me shumë shtresa, nga nënproduktet pyjore, i cili mund të përdoret për paketimin e produkteve si arrat, frutat e thata dhe orizi.

Instituti Fraunhoferka ka zhvilluar një shtresë elastike që mund të përdoret për paketime të mëdha, sidomos për importet dhe eksportet.

Secili fitues do të punojë tanimë me ekspertë ndërkombëtarë për të vënë në praktikë konceptet e tyre dhe për t’i hedhur më pas në tregun botëror. Ata shpresojnë se të gjithë së bashku do të jenë në gjendje të shpëtojnë oqeanet para se të jetë shumë vonë./We Forum/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë