Ne rrjet

Alarmi i OBSH: Covid-19 po prek më shumë të rinjtë

Organizata Botërore e Shëndetit ka ngritur sot alarmin se të rinjtë janë kthyer në "shënjestrën e re" të koronavirusit të ri.

“Shumica e të rinjve kanë simptoma më të buta, por jo të gjithë”, thotë epidemiologia e OBSH-së, Maria van Kerkova. Të rinjtë shpesh nuk mbajnë maska dhe ata injorojnë rregullin e mbajtjes së distancës nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur janë në bare, klube të natës dhe në plazhe."

Të rinjtë që shfaqin simptoma të buta ose aspak mund të përhapin virusin te njerëzit më të moshuar, të cilët janë më të prekshëm.

“Ne jemi të brengosur që … do të shohim një rritje të rasteve siç kemi parë në vendet e tjera” ku kufizimet janë lehtësuar shumë shpejt" tha drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën Matshidiso Moeti.

Britania ka raportuar numrin e saj më të lartë të rasteve të reja me COVID që nga fundi i qershorit. Kuba raportoi nëntë raste të reja të enjten dhe 37 raste të tjera në fillim të kësaj jave. Vetëm 10 ditë më parë, Kuba  nuk kishte raportuar asnjë rast të ri për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit në mars. Megjithatë, nuk ka raportuar asnjë viktimë për më shumë se dy javë.

Kuba deri më tani ka qenë relativisht e suksesshme në luftën kundër COVID-19, por epidemiologu , Francisco Duran, tha të enjten se njerëzit nuk po tregohen fare të kujdesshëm.

Deri më tani janë infektuar 17.771.620 njerëz në të gjithë botën dhe 683.278 viktima.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë