Bota

Alarm në Britani dhe Francë, rritet numri i infeksioneve me Covid 19

Janë regjistruar 44,104 raste të reja me Covid 19 në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe 73 vdekje, sipas të dhënave të lëshuara nga qeveria britanike.

Numri i infeksioneve të reja në javën e fundit, u rrit me 35.8% krahasuar me shtatë ditët e mëparshme. Gjatë së njëjtës periudhë, vdekjet u rritën me 59.8%.

Ndërkohë vazhdon rritja e numrit të rasteve edhe në Francë. Gjatë një fjalimi në Asamblenë Kombëtare, Ministri i Shëndetësisë Olivier Véran njoftoi 21,000 raste të reja të infeksioneve në 24 orët e fundit, me një "rritje të shtrimeve në spital dhe disa qindra njerëz të prekshur". Të martën, Franca njoftoi një rritje eksponenciale në rastet që lidhen me variantin “Delta”, me 18,000 raste pozitive të reja kundrejt rreth 7,000 javën ekaluar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë