Bota

Alarm në Britani, 12 të vdekur nga varianti indian “Delta”. Ishin të vaksinuar

Në Britani të Madhe është rritur shqetësimi për variantet e reja të Covid 19. Autoritetet shëndetësore të ishullit, kanë njoftuar vdekjen e 42 njerëzve deri më tani nga varianti “Delta” i Covid-19 (d.m.th. ai indian) dhe nga këta, 12 kishin marrë doza të dyfishta të vaksinës për të paktën 14 ditë.

Sa për të tjerët, 23 ishin të pavaksinuar dhe shtatë kishin marrë dozën e tyre të parë për të paktën 21 ditë.

Të dhënat janë publikuar nga Shëndeti Publik në Angli (Phe), i cituar nga gazeta “The Guardian”, e cila gjithashtu konfirmon se 90% e rasteve të reja në Angli janë për shkak të mutacionit “Delta”. Ky lloj i ri, tregon një normë 60% më të lartë të përhapjes në mjedisin familjar sesa varianti “Alfa”.

Në vendin që ka vaksinuar më shumë njerëz në Evropë, duke nisur një fushatë imunizimi që është bërë një prototip i virtytshëm në të gjithë botën për shpejtësinë dhe kapilaritetin e tij, sot varianti “Delta” është shqetësues.

Është një rritje në të gjitha zonat e vendit, me 39.061 raste në Angli, 3.035 në Skoci, 184 në Uells dhe 43 në Irlandën e Veriut.

Dr Jenny Harries, Drejtor i Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar, tha: “Me rritjen e rasteve të variantit ‘Delta’ në të gjithë vendin, vaksinimi është mbrojtja jonë më e mirë. Nëse keni të drejtë, ju lutemi vaksinohuni dhe mos harroni se dy doza sigurojnë ndjeshëm më shumë mbrojtje sesa një”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë