Bota

Akuzohet se punoi për Emiratet, arrestohet krahu i djathtë i ish-presidentit Trump

Një tjetër bashkëpunëtor i ish-presidentit amerikan, Donald Trump është arrestuar në SHBA. Pas ish-udhëheqësit të fushatës presidenciale, Paul Manafort, avokatit Michael Cohen, këshilltarit Roger Stone dhe disa figura të tjera, Tom Barrack, një biznesmen miliarder dhe mik i besuar i ish-presidentit, u arrestua të martën në Kaliforni. Në vitin 2017, Trump i kishte besuar komisionin i ngarkuar për organizimin e ceremonisë së inaugurimit në Shtëpinë e Bardhë.

Barrack, 74 vjeç, me origjinë libaneze dhe pronar i të gjithë Costa Smeraldas në Itali për një dekadë, akuzohet nga gjykata federale e Brooklyn së bashku me dy persona të tjerë për shkelje të ligjeve federale, duke vepruar si agjent i Emirateve të Bashkuara Arabe midis prillit 2016 dhe prillit 2018, por edhe se ka penguar drejtësinë, si dhe për deklarim të rremë për agjentët federalë në qershor 2019.

"Kjo sjellje", - tha shefi i sigurimit kombëtar në Departamentin e Drejtësisë, Mark Lesko, "nuk është asgjë më shumë se një tradhti ndaj zyrtarëve amerikanë, përfshirë ish-presidentin".

Duke vlerësuar marrëdhënien e tij të gjatë me Trump, të cilin ai e kishte shpëtuar nga falimentimi dhe për të cilin mblodhi miliona dollarë gjatë fushatës zgjedhore, Barrack ka kërkuar të ndikojë në politikën e jashtme amerikane, duke promovuar interesat e Emirateve të Bashkuara Arabe, pa u regjistruar si lobist dhe pa njoftuar zyrtarët e administratës se ai ishte duke punuar në emër të një vendi tjetër.

Sipas hetuesve, sipërmarrësi, ka filluar punën gjatë zgjedhjeve paraprake të vitit 2016, duke u përpjekur të ndryshonte një fjalim gjatë fushatës zgjedhore. Ai atëherë kishte mbështetur punësimin në administratën e sapo instaluar dhe ka mbështetur Emiratet në përplasjen me Katarin, një rival i hidhur rajonal.

Barrack thuhet se bërë telefonata, hartoi deklarata, bllokoi takime dhe, në përgjithësi, bëri gjithçka që ishte e mundur për t'i bërë politikat amerikane të favorshme për "ekipin vendas", siç i përcaktonte Emiratet në një email drejtuar njërit prej dy personave të tjerë nën hetim.

Sipërmarrësi nuk do të ishte paguar drejtpërdrejt për punën e tij, por një fond sovran i pasurisë në vendin e Gjirit, ka investuar shuma të konsiderueshme në Colony Capital, kompania e investimeve e themeluar nga Barrack, i cili dha dorëheqjen këtë vit.

Një punonjës i Colony, Michael Grimes, përfundoi pas hekurave së bashku me sipërmarrësin. Personi i tretë i paditur, është Rashid Alshahhi, një qytetar nga Emiratet që jetoi në Kaliforni deri në vitin 2018, kur  u largua me nxitim nga vendi tre ditë pas një marrje në pyetje nga FBI.

Barrack dhe Grimes shkuan në gjykatë një ditë më parë, ku gjyqtari vendosi që ata do të duhet të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa avokatët e tyre po negociojnë për lirimin me kusht.

Barrack po pret gjithashtu gjykimin në Sardenjë për shitjen e kompanisë Starwood, pronare e Costa Smeralda, në fondin sovran të Katarit. I blerë në vitin 2003 për 290 milionë euro nga Princi Karim Aga Khan, themelues i konsorciumit, Starwood përfshin katër hotele me 5 yje, marinën Porto Cervo, një klub golfi dhe 2,400 hektarë tokë.

Pikërisht vështirësitë për të ndërtuar ato toka, pas një lufte të gjatë me administratën Arzachena, e kishin bindur sipërmarrësin që t'ia jepte shumicën Emirit të Katarit, partnerit të tij Jassim bin Jabr al-Thani, i cili pagoi 680 mln.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë