Bota

Akuzohet se diskreditoi forcat e armatosura, arrestohet drejtori i ‘Novaya Gazeta’ në Rusi

Gazeta Si - Në prag të funeralit të disidentit të ndjerë Aleksei Navalni (të premten në 1 mars), policia e Moskës arrestoi redaktorin e “Novaya Gazeta”, gazetës së pavarur ruse të kritike e regjimit dhe e ndaluar nga Putini.

Lajmi u raportua nga e njëjta gazetë sipas së cilës Serghei Sokolov u dërgua në një stacion policor dhe u akuzua për "diskreditim" të forcave të armatosura.

Sokolov u emërua zyrtarisht drejtor i “Novaya Gazeta” në shtator 2023, pas dorëheqjes së fituesit të çmimit Nobel për Paqe, Dmitry Muratov, i cili ishte etiketuar si "agjent i huaj" nga autoritetet ruse.

Është e paqartë se ku po mbahet Sokolov. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon një gjobë deri në 50 mijë rubla (e barabartë me afërsisht 500 euro).

Një gazetar me shumë përvojë, Sokolov ishte zëvendës redaktor i “Novaya Gazeta” para se të bëhej drejtor vitin e kaluar.

Ndërsa pjesa më e madhe e stafit të “Novaya Gazeta” u largua nga Rusia në mars 2022 për të themeluar “Novaya Gazeta Europe” në Letoni, Sokolov vazhdoi të punonte për “Novaya Gazeta” në Rusi.

Faqja e internetit e “Novaya Gazeta” u bllokua në Rusi në nëntor 2022 dhe licenca e medias iu hoq në shkurt 2023, raporton gazeta në faqen e saj të internetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë