Drejtësia

Rekrutonin luftëtarë për në Siri. Nis gjyqi për 4 të akuzuarit për mbështetje të ISIS dhe terrorizëm

Gazeta Si - Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq disa persona që akuzohen për nxitje dhe pjesmarrje në organizatë terroriste sa i përket rekrutimit të shqiptarëve në luftën e Sirisë.

Procesi ka nisur këtë të mërkurë në Gjykatën e Posaçme ndaj Almir Dacit, Shkëlzen Dumanit, Mehdi Manallarit dhe Shyqyri Kaca, të cilët janë në mungesë.

Ndërkohë, në seancë janë paraqitur disa prej grave të cilat kanë qenë në kampet xhihadiste në Siri, por që janë riatdhesuar të cilave u është komunikuar edhe akuza. Lidhur me këtë grup, hetimet kanë nisur vite më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Organi i akuzës konsideronte imamin e xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla dhe imamin xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa si organizator. Seanca paraprake u shty për në datën 5 tetor, pasi mungonin disa prej avokatëve të të pandehurve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë