Politike

Akuzat ndaj Olsi Ramës, java parlamentare fillon me dosjen ‘Xibraka’

Axhenda parlamentare e fillim javës pritet të fillojë me çështjen “Xibraka”. Konferenca e kryetarëve do të shqyrtojë pas mesdite kërkesën e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, për mocion me debat për problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Kërkesa e Bardhit në thelb lidhet me dosjen “Xibraka”, ku kreu i grupit parlamentar demokrat ka ngritur akuzat se vëllai i kryeministrit Olsi Rama ka përdorur të njëjtën makinë si ata që drejtonin laboratorin e drogës në Xibrakë.

Fillimisht Bardhi kërkoi interpelancë me debat për cështjen në fjalë, por pas refuzimit të kryeministrit, Bardhi e riformuloi kërkesën duke e përgjithësuar objektin e debatit dhe formën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë