Lajme

Akuzat e PD, Endri Fuga: Fokusi i qeverisë, reformat

Vjen reagimi nga Kryeministria lidhur me akuzat e opozitës për tenderat dhe audio-përgjimin e publikuar ditën e djeshme ku nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, dëgjohej teksa shantazhonte gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku.

Drejtori i Komunikimit me Median në Kryeministri, Endri Fuga, në një postim në “Twitter” i quan budallallëk akuzat e opozitës dhe thekson se fokusi i qeverisë mbeten reformat dhe puna për t’ju shërbyer qytetarëve.

“Dje njeri, sot tjetri. Pergojojne njerez e hedhin ne eter shifra shumemilioneshe, duke e bere te kote qe t’u pergjigjesh per cdo budallallek! KM dhe qeveria jane te vendosur te cojne perpara reformat dhe te fokusojne TE GJITHE VEMENDJEN TEK NJEREZIT e tek puna ne sherbim te tyre”, shkruan Fuga në “Twitter”.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i rikthyer nga pushimet verore doli në një konferencë për mediat, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për shantazhimin e anëtarit të Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, Ledi Bianku.

Po ashtu PD akuzoi kryeministrin se i kishte dhënë baxhanakut të tij Armand Frangu, 41 tendera me vlerë 15.6 milion euro. Ndërsa, sot deputeti Flamur Noka shtoi akuzat. Duke u  bazuar në dokumente zyrtare, Noka tha se Rama i ka dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit mikut të tij, Agron Papuli.

“Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro. Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre. Favorizimi me tendera muk ndalet vetem me makinat e policisë. Në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro”, shprehet Noka.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë