Futboll

Akuza nga drejtuesi i Shakhtarit: FIFA penalizon Ukrainën, ECA të na ndihmojë!

Gazeta Si - "ECA (Shoqata Europiane e Klubeve) mund të bëjë shumë për ne”, - ka theksuar administratori i Shakthar Donetsk, Sergei Palkin, gjatë një interviste për ANSA-n. Ai ka bërë kështu një kërkesë për ndihmë, duke iu drejtuar Naser al Khelaifit, presidentit të organizatës që bashkon klubet kryesore europiane.

Sipas Palkin, FIFA po penalizon skuadrat ukrainase, teksa për shkak të luftës lejon lojtarët që janë nën kontratë me klubet ukrainase të kalojnë lirisht në klubet e tjera.

Sergei Palkin, Ceo i Shakhtar Donetsk. Gazeta Si, 21 prill 2023

Palkin ka kërkuar një rimbursim prej 40 milionë eurosh nga federata e drejtuar nga Xhani Infantino dhe tani kërkon ndihmë edhe nga ECA. "E kam ftuar presidentin e ECA-s në Kiev, - shpjegon Palkin, - që të shohë ndeshjen e së shtunës mes dy skuadrave tona më të mira, Shakthar Donetsk dhe Dinamo Kiev.

Jam i sigurt që do të na kuptojë dhe do ta ndihmojë futbollin ukrainas. ECA mund të bëjë shumë për ne. E kam ftuar presidentin Al Khelaifi për të diskutuar për problemet dhe se si ai mund të ndihmojë klubet ukrainase”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë