Politike

Akuza e fortë e PD: Një kryebashkiak i dënuar për vrasje në një nga vendet e BE

Partia Demokratike ka hedhur sot akuza të forta në drejtim të qeverisë, duke hedhur dyshime se një kryebashkiak i zgjedhur më 30 qershor është i përfshirë në një vrasje në një nga vendet e tjera e BE-së, se

Akuzat u hodhën nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë një interviste në Abc News, ku u pyet edhe për çështjet e verifikimit të disa kryebashkiakëve të Edi Ramës, të dyshuar se kanë fshehur të kaluarën e tyre kriminale. Numrit dy i selisë blu ai vuri në dukje se nga 12 kryebashkiakë që janë aktualisht në verifikim nga PD, njëri dyshohet se ka fshehur një vrasje.   

“Me ndihmën nga partnerët tanë ndërkombëtarë, presim të verifikojmë të dhënat apo indiciet për këta kandidatë. Ritheksoj se PD është duke bërë detyrën e prokurorisë, pasi nuk është detyra jonë të mbledhim këto të dhëna”, u shpreh Sekretari i PD-së.

 Sipas Gazment Bardhi ttë dhënat flasin për për kryerje të veprave të rënda, përfshirë edhe vrasjen.

Në një rast është një person është i dyshuar që në një nga vendet e Bashkimit Europian, është i dënuar për vrasje. Ka edhe disa kandidatë të tjerë të dhënat pëe të cilët flasin për përfshirje në trafik ndërkombëtar droge. Në këtë moment nuk të jap dot emra, sepse kemi qenë dhe mbetemi për të bërë denoncime që ne i kemi të provuara.  Apeli im është t’i shkoni çdo ditë para derës Prokurorit të Përgjithshëm dhe ta pyesni çfarë po bën me 4 rastet që ka në verifikim prej muajsh”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

I pyetur nëse bëhet fjalë për një kryetar që udhëheq një bashki e rëndësishme apo bashki e vogël, Bardhi i përgjigj se: “Po, është bashki e rëndësishme. Nuk mund të jap shumë të dhëna, se në cilin qark është, por mund të them se është një bashki e rëndësishme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë