Bota

Akuza, Boris Johnson refuzoi kufizimet: Po vdesin vetëm 80-vjeçarët

Boris Johnson ngurroi në ashpërsimin e masave kufizuese kundër përhapjes së Covid vjeshtën e shkuar me mendimin se “ata që po vdisnin ishin të moshës mbi 80 vjeç”.

Kjo është deklarata e dhënë për BBC nga Dominic Cummings, ish-këshilltari i Kryeministrit britanik. Sipas tij, Johnson ishte i mendimit që Covidi të përhapej në të gjithë vendin dhe krijohej imuniteti i tufës, se sa të shkatërronte ekonominë e vendit.

Ish-këshilltari i Johnson tha gjithashtu se Kryeministri britanik nuk i besonte informacionet se sistemi shëndetësor i vendit ishte i tejmbushur me pacientë për shkak të pandemisë.

Qeveria iu përgjigj këtyre akuzave duke deklaruar se “Kryeministri, i këshilluar nga njerëzit më ekspertë kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur jetën e qytetarëve”.

Rastet e reja me Covid kërcyen vjeshtën e kaluar në Britani, duke nxitur debate mbi efektivitetin dhe kohën e masave të Qeverisë.

Cummings i tha BBC se ai, së bashku me kryekëshilltarin Patrick Vallance i kërkuan Boris Johnson ashpërsimin e masave kufizuese. “Jo, jo, jo! Nuk ka për të ndodhur”, citohet Johnson.

“Në atë periudhë, Johnson kishte presionin e disa mediave, por edhe të një pjese të partisë së tij për të mos e mbyllur vendin dhe gjithmonë u referohej shkrimeve kundër mbylljes të publikuara në Daily Telegraph”, tregon Cummings.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë