Shendet

AKU: Ndaloni konsumin e produkteve “Wudy”, ka prani të bakterit të rrezikshëm

Nga Gazeta 'SI' - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU, ka njoftuar konsumatorët për ndalimin e produkteve të kompanisë së mishrave të përpunuar, Wudy, pasi në disa nga produktet e saj, është konstatuar prani e Listeria monocytogenes, një bakter me rrezik serioz në shëndetin e njeriut.

AKU njofton se po identifikon, bllokon dhe po tërheq produktin nga tregu, pas lajmërimit të ardhur nga RASSF, Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë edhe pse shumë prej produkteve kanë kaluar dhe datën e skadencës, pra janë blerë dhe konsumuar më herët.

AKU ka rreshtuar produktet që janë të rrezikshme, sipas datës së skadencës së tyre dhe llojit të paketimit. Paketimi 1 kg Wudy Maxipac, me datë skadence, 20, 21, 29, 30 shtator 2022. Po ashtu edhe për datat, 3, 10, 12, 19, 24, 27, 28 tetor 2022 dhe datat 4, 14, 24 nëntor 2022.

Produktet e rrezikuara janë po ashtu paketimet më të vogla të Wudy, 250g, me datë skadence 19, 26, 27, shtator 2022. 3, 9, 11, 15, 17, 22, 23, 26, 31, tetor 2022. 8, 12, 26, 29, nëntor 2022.

Produket e Wudy Form, 150g, me datë skadence, 20 dhe 28 shtator 2022. 4, 7, 14, 26 tetor 2022. 2, 10, 22, 29 nëntor 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë