Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer kontrolle të njëpasnjëshme gjatë sezonit veror, sidomos në zonat bregdetare. Gjatë aksionit që AKU po ushtron në restorante, ka evidentuar 2 subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër në subjektin restorant “Veli Krosi” në Klos u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë me kushte të rënda higjieno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.
Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000 si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.