Njerez

Aktorja e “Game of Thrones’ rrëfen betejën e saj me sëmundjen

Ylli i fimit ‘Game of Thrones’, Emilia Clarke, ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni në tru. Duke shkruar në The New Yorker, Emilia Clarke tha se ajo vuajti nga aneurizma, që i rrezikuan jetën.

Aktorja e cila cili luan Daenerys Targaryen, iu nënshtrua një operacioni dy herë, duke çuar aktoren në "ankth të tmerrshëm" dhe sulme paniku. Pavarësisht nga mendimet se ajo do të vdiste, Clarke i’a doli më sukses dhe tani është rikuperuar pas operacionit.

Clarke përjetoi aneurizmin e saj të parë në vitin 2011. Mjekët e diagnostikuan atë me një hemorragji subarachnoide (SAH), nga e cila një e treta e të sëmurëve vdesin menjëherë.

Pas operacionit ajo kaloi në një gjendje të quajtur afazia, ku nuk mund të komunikonte, dhe ishte pikërisht koha kur ajo mendonte se karriera e saj po shkonte në greminë.

“Një nga momentet më të errëta të jetës time ka qenë periudha pas operacionit, kur kam dashur të heq aparaturat që më mbanin në jetë. I lutesha stafit mjekësor që të më linin të vdisja” ka zbuluar aktorja. Clarke kujton se kur u rikthye në xhirimin e sezonit 2 të Game of Thrones, ishte aq e dobët, aq sa i dukej sikur do të vdiste nga dita në ditë.

Në vitin 2013, ndërsa luajti për një shfaqje në Nju Jork, ajo u operua për një aneurizëm të dytë në anën tjetër të trurit. "Dukej sikur kisha kaluar një luftë të tmerrshme" ka thënë aktorja.

Kjo është hera e parë që aktorja ka rrëfyer pjesën e errët që ka kaluar në jetën e saj.
Ajo thotë se tashmë është shumë mirë dhe ka ndihmuar në zhvillimin e një organizate bamirëse që mbështet njerëzit që shërohen nga lëndimet dhe goditjet e trurit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë