Njerez

Aktivistja Sacheen Littlefeather dhe skandali në ceremoninë e Oscarit

Aktorja dhe aktivistja amerikane Little Feather, e cila vdiq në moshën 75-vjeçare, ishte ylli i ceremonisë së Oscars në vitin 1973, kur ajo doli në skenë në Academy Awards dhe tha se Marlon Brando nuk do ta pranonte Oscarin e tij për “The Godfather” në shenjë proteste kundër trajtimit të vendësve në ekran

Nga Gazeta Si - Vitet 1970 kishin shumë të meta, por të paktën kur pati një skandal në Oscars, shkaku ishte aktivizmi i amerikanëve vendës, jo një shuplakë e dhënë nga një aktor për një humorist për një shaka pak a shumë.

Lajmi për vdekjen në moshën 75-vjeçare të Sacheen Littlefeather, aktores dhe aktivistes vendëse amerikane që u ngjit në skenë në çmimet e Akademisë 1973 dhe i tha botës se Marlon Brando nuk do ta pranonte Oscarin e tij për “The Godfather” na kthen në një epokë që sot duket shumë e largët.

Brando, gjithmonë revolucionar, gjithmonë kundër valës, alergjik ndaj rregullave të Hollivudit, kishte vendosur të bojkotonte çmimet Oscar të marsit 1973 për të protestuar ndaj mënyrës sesi amerikanët vendës përfaqësoheshin në ekran dhe për të bërë homazhe për pushtimin e vazhdueshëm në qytetin e Wounded Knee (200 aktivistë vendës amerikanë, dy prej të cilëve u vranë, u përballën me agjentë federalë në Dakotën e Jugut për 71 ditë).

Gjithçka ndodhi shumë shpejt: prezantuesit, Liv Ullmann dhe Roger Moore, renditën të nominuarit për aktorin më të mirë, Ullmann tha “ka fituar Marlon Brando” dhe në atë moment Littlefeather, me veshje tradicionale Apache, zuri vendin e saj në skenën e Dorothy.

Por ajo refuzoi statujën që mbeti në duart e Moore; ajo u tha të ftuarve në sallë dhe audiencës prej 85 milionë shikuesish se Brando “me keqardhje të madhe nuk mund ta pranojë këtë çmim shumë bujar”.

Aktori i kishte dhënë asaj një fjalim prej tetë faqesh për ta lexuar, por organizatorët i thanë asaj se kishte vetëm gjashtëdhjetë sekonda.

Ajo u hoq nga salla në fund të fjalës së saj, e ndaluar nga Akademia e cila javët e fundit kërkoi falje dhe i dedikoi asaj një event.

"Nuk e mendoja kurrë se do ta dëgjoja këtë gjë sa të isha gjallë", do të thoshte ajo për të përditshmen amerikane “The Hollywood Reporter”.

Aktivistja, e cila u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare vuante nga kanceri i gjirit. Ishte Akademia e Filmit që njoftoi vdekjen e saj në një postim në Twitter.

Hollywood Reporter citoi një deklaratë nga kujdestari i saj që thoshte se ajo vdiq në shtëpinë e saj në qytetin Novato të Kalifornisë Veriore, e rrethuar nga të dashurit e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë