Taksa

Akti normativ/ Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve

Qeveria ka vendosur përmes një akti normative të shtyjë vlefshmërinë e kolaudimit të automjeteve.

Dokumenti është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Nga shtyrja e vlefshmërisë së certifikatave përfitojnë të gjitha llojet e mjeteve.

Arsyeja e afatit të kolaudimit është bërë për shkak se gjatë 2020, pati bllokime qarkullimi për shkak të pandemisë. Gjithashtu, një argument i shtuar është edhe koha që i shërben shtetit për të rifilluar ofrimin e shërbimit pas marrjes në dorëzim nga koncesionari duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament gjatë janarit.

Do kohë më parë kryeministri Edi Rama e mandej kreu i DSHPTRR Blendi Gonxhja e konfirmoi se shërbimi i ri i kolaudimit do t’i kalojë shtetit dhe mandej do të liberalizohet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë