Lajme

Aksioni opozitar, Basha: Luftë krimit

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi ditën e sotme grupin e PD-së dhe aleatët në selinë blu. Basha është shprehur në mbledhje se PD e ka të qartë qëndrimin kundër “bashkëqeverisjes me krimin”. Tre janë shtyllat kryesore ku do të fokusohet opozita: situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi. Për të arritur këtë Basha ka kërkuar angazhim nga të gjitha strukturat e PD-së.

“Çlirimi i qeverisjes nga krimi është prioritet mbi gjithçka. Bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka. Në lidhje me reformën në drejtësi janë 11 gjyqtarë të paktën janë mbajtur jashtë rregullave. Janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës. Procesi i vettingut është i korruptuar prej fillimit. Fillimi i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, çka hedh në erë parimet kryesore të reformës. Synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshtë me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK. Ekonomia po shkon më keq për shkak të korrupsionit galopant. Ne do bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”, është shprehur Basha në mbledhje.

Ndërkohë në orën 15:00, PD pritet të mblidhet sërish për të vendosur mbi aksionin opozitar, pasi të marrë pjesë në konferencën e kryetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë