Policia e Vlorës ka zhvilluar gjatë natës një sërë kontrollesh në qytet dhe në lokalet e natës. Policia ka kontrolluar për persona me precedentë penal si edhe persona që lëvizin me armë. Aksioni ka vazhduar gjatë gjithë natës, në shumë lokale.
Kontrollet janë bërë me qëllim për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike. Mësohet se mbi 10 persona janë shoqëruar, por nuk ka ende informacion nëse ka pasur të arrestuar nga ky aksion, por mësohet se do të ketë kontrolle edhe në ditët në vijim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.