Kosova

Aksioni në veri / Petkoviç i shkruan letër Lajçakut: Raporto veprimet destabilizuese të Kosovës tek vendet e BE-së

Nga Gazeta ‘Si’- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviç ka njoftuar në një letër të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, për bastisjen e policisë së Kosovës në degët e bankës serbe në katër komunat në veri të Kosovës.

Ai theksoi se sipas tij policia e Kosovës përdori pajisje të plota ushtarake për të frikësuar civilët dhe punonjësit dhe më pas mbylli pesë degë të Bankës Poštanska štedionica.

Në letrën drejtuar Lajçakut ai i kërkoi atij që t'u raportonte “në mënyrë të besueshme vendeve anëtare të BE-së për veprimet destabilizuese të Prishtinës dhe nëpërkëmbjen e dialogut, si dhe kërkoi hapa konkretë për të parandaluar të gjitha aktet e njëanshme dhe të dhunshme të Prishtinës në të ardhmen.”

Petkoviç ka theksuar se ky aksion i ri i njëanshëm “në të cilin janë angazhuar edhe pjesëtarët e të ashtuquajturës njësi speciale ROSU, e përbërë ekskluzivisht nga anëtarë shqiptarë, vazhdoi dhunën e motivuar etnikisht kundër serbëve, me të cilën Prishtina qëllimisht ua prish jetën e përditshme dhe qëllimisht u krijon kushte të padurueshme jetese.”// Tanjug


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë