Lajme

Aksioni i vetëm i Italisë me rritje sivjet, një kompani që prodhon teste për Covid-19

Në vendin europian që është goditur më rëndë nga Covid-19, investitorët po venë bast për rritje të vlerës të tregut (pra rritje të vlerës së saj në bursë) të një kompanie që prodhon teste më të shpejtë për të identifikuar Covid-19.

Aksionet e kompanisë italiane DiaSorin SpA janë rritur me 3% këtë vit dhe kanë pësuar rritje prej 17 % që prej datës të 10 mars-it që ajo anoncoi se po zhvillonte një menyrë të re testimi që do të bënte të mundur identifikimin e koronavirusit të ri në një kohë shumë më të shkurtër krahasuar me rivalët e saj. Interesant është fakti se ky është i vetmi aksion në indeksin FTSE MIB Index (indeks i bursës së Milanos, i përbërë prej 40 kompanive më të fuqishme Italiane të kuotuara në bursë) i cili ka pësuar rritje përgjatë 2020-ës ndonëse indeksi vetë ka rënë me 30%.

Testi molekular do t’u japë pacientëve të dyshuar për Covid-19 rezultatet brenda 60 minutave krahasuar me 5-7 orë që nevojiten në testet e tjera, është shprehur kompania në një deklaratë për shtypin në 10 mars. Javën e kaluar, kompania DiaSorin mori autorizimin nga Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçe (U.S. Food and Drug Administration) për të realizuar testimet e pajisjes së tyre të re.

DiaSorin brenda një kohe të shkurtër është munduar që të arrijë sjelljen e rezultateve të testimeve të Covid-19 në një mënyrë të shpejtë, të lirë, dhe relativisht të lehtë për t’u realizuar e nga njerëzit e thjeshtë.”, shprehet Alex Cought, analist në firmën e kërkimeve për fusha të ndryshme në Kempen, në një e-mail për Bloomberg. Impakti pozitiv tek të ardhurat e kompanisë varet shumë nga kohëzgjatja e pandemisë. Por, pritet që kompania të grumbullojë të ardhura nga 5 milion euro në 10 milion euro në muaj nga pajisja e tyre e re. DiaSorin ka raportuar të ardhura prej 706 milion eurosh dhe fitim përpara tatimeve dhe interesave (EBITDA) prej 277 milionë eurosh në 2019-ën.

Kompania bioteknologjike italiane që merret me prodhimin e pajisjeve mjekësore për testimin e sëmundjeve të ndryshme shprehet se momentalisht është fokusuar plotësisht në nxjerrjen e këtij produkti sa më herët në treg, madje për t’a realizuar këtë është detyruar të vonojë procedurat e prodhimit të pajisjeve për testime të sëmundjeve të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë