Kontrollet e policisë vazhdojnë në qytetin Shkodrës dhe ditën e sotme policia ka arrestuar një 39-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri.
Në pranga është vënë Fatjon Bajami, pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole.
“Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen ‘Perash’ Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.