Lajme

Aksion policor në Elbasan, të ndaluar edhe anëtarë të “Çapjave”

Policia e Elbasanit ka kryer një aksion gjatë ditës së sotme, me mbështetjen edhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Operacioni është drejtuar nga kryepolici i Elbasanit, Altin Qato, ku janë shoqëruar disa persona.

Mësohet se mes tyre janë edhe pjesëtarë të fisit Çapja, të cilët dyshohen të përfshirë në aktivitete kriminale.

Paraprakisht bëhet me dije se janë ndaluar tre pjesëtarë të fisit Çapja, teksa iu janë gjetur armë dhe bombë me telekomandë.

Bëhet me dije se operacioni policor është ende në vijim, teksa pritet të ketë edhe një deklaratë për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë