Lajme

Aksidentohet kryebashkiaku i Këlcyrës

Kryebashkiaku i Këlcyrës, Klement Ndoni, është përfshirë në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së premtes mbrëma, shumë pranë grykës së Këlcyrës.

Mësohet se Ndoni ka humbur kontrollin e automjetit të tij duke u përplasur me bordurën anësore dhe më pas ka dalë nga rruga.

Bashkë me të, në automjet, ishin edhe dy persona të tjerë: Sandër Seferi dhe Hodian Selmani, ky i fundit kryetar i PS në Këlcyrë.

Mësohet se personat kanë dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar gjatë natës për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal ‘Omer Nishani’ të Gjirokastrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë