Lajme

Aksidenti në Gramsh, arrestohet shoferi shqiptar që transportonte emigrantët

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që u aksidentua dje në Gramsh.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasin M. Gj., 28 vjeç,  banues në Tiranë.

Siç  njofton policia, 28-vjeçari mbrëmjen e djeshme humbi  kontrollin  mbi mjetin “Fuoristradë” që transportonte në mënyrë të paligjshme 9 shtetas  nga vendet e treta dhe për pasojë mjeti doli nga rruga, ku dy persona humbën jetën dhe 7 të tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, me pasojë vdekjen dhe plagosjen e disa personave”, ku parashikohet dënimi nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë