Lajme

Aksidenti dje në Tepelenë, arrestohet shoferi i Burgjeve

Arrestohet nga policia shoferi i Drejtorisë së Burgjeve që u aksidentua paraditen e djeshme në aksin Mallakastër-Tepelenë.

Dje fugoni i Forcave Operacionale në Drejtorinë e Burgjeve që transportonte dy të burgosur u përplas me një makine Benz.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi H. H., 56 vjeç, banues në Tiranë. Ai ishte duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”,  në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë. Benzi drejtohej nga shtetasi S. Sh., banues në Memaliaj dhe ndërkohë janë referuar materialet në Prokurori edhe për të.

Si pasojë e përplasjes, fugoni me targa AA 306 UN ka dalë nga rruga dhe ka shkatërruar totalisht kioskën e byrektores, ku për momentin nuk ndodhej njeri brenda saj.

Nga përplasja në qendrën e fshatit Qesarat mbetën të lënduar katër punonjësit e Policisë, ku njëri prej tyre kishte marrë dëmtime pak më të rënda. 32-vjeçari Julian Verboshi, që ishte ulur në vendin e pasagjerit në fugon, u shoqërua në Spitalin e Gjirokastrës për ekzaminime shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë