Megjithë numrin e rënë të aksidenteve automobilistike në muajin qershor, fenomeni mbetet shqetësues. Sipas INSTAT, grupi që shkakton dhe pëson më shumë aksidente rrugore në Shqipëri rezulton të jenë të rinjtë nga mosha 25-35 vjeç. Këto aksidente në 79,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Referuar të dhënave të Institutit të Statistikave, në muajin qershor 2018 numri i aksidenteve rrugore është ulur me 23,2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në qershor 2018, numri i të aksidentuarve ka rënë me 11,4 %. Në terma gjashtëmujori, numri i të aksidentuarve në gjashtëmujorin e parë 2018, është ulur me 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në muajin Qershor 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 12 që ishte një vit më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ëshë 98 nga 105 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në gjashtëmujorin e parë 2018, aksidentet rrugore, në 19,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 12,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.