Lajme

Aksident tragjik në Rubik, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:00 në autostradën Milot- Rrëshen, duke lënë pas dy persona të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur rëndë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Fang të Rubikut, ky dy automjete, njëra tip "Volkswagen Sharon" me targa AA943NP me drejtues Jak Syla, 63 vjeç, banues në Fushë Arrëz, është përplasur me një mjet tip "Benz" me targa AA182TY me drejtues Myftar Kovaçi, 52 vjeç, banues në Has.

Për pasojë kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve, si dhe janë plagosur tre personat e tjerë që udhëtonin si pasagjerë, N.K., dhe F.K., në mjetin Benz dhe po transportohen me helikopter drejt Spitalit të Traumës Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ndërsa LD., po transportohet me autoambulancë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tejet normave të lejuara. Forcat policore dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë