Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të regjistruar mbrëmjen e të shtunës në autostradën Milot-Fushë Krujë.
“Një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga dhe si pasojë e plagëve të marra humbi jetën drejtuesi i makinës Erald Uzuni 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi Klodian Vladi 21 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndërruan jetë në spital.
Ndërsa 2 pasagjerët e tjerë shtetasit M.U. 18 vjeç banues në Tiranë ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasi A.C. 23 vjeç, është jashtë rrezikut për jetën.”- njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.