Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak caste më parë në Tiranë, pikërisht në Yrshek.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek.
Një mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull ende të paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.