Lajme

Aksident në Vlorë, dy të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti mes një mjeti tip ‘Opel’ dhe ‘Renault’ ka ndodhur në lagjen 10 Korriku.

Personat e lënduar kanë qenë pasagjerë në mjetin ‘Opel’, të cilët janë dërguar në spital për të marrë kujdesin e duhur mjekësor.

Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe paraprakisht dyshohet se shkak është bërë mungesa e sinjalistikës në kryqëzim.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të lënduarve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë