Lajme

Aksident në Qafë-Thanë, autobusi me nxënës del nga rruga

Një aksident rrugor ka ndodhur sot pasdite në Qafë Thanë, ku një autobus me nxënës është përmbysur dhe ka dalë nga rruga.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Pogradec-Prrenjas, ndërsa në mjet ndodheshin gjimnazistë nga Roskoveci.

Mësohet se disa prej tyre kanë pësuar lëndime, por nuk janë në gjendje kritike për jetën. Sipas informacioneve nga policia, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë lagështira në rrugë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Më Shumë