Lajme

Aksident në Mirditë, vdes shoferi 35-vjeçar

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Ndërfushaz, Mirditë.

Mjeti me të cilin udhëtonte, një “Volkswagen” ka dalë nga rruga e për pasojë ka marrë plagë të rënda shoferi Gersi Nikolli, duke humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë