Lajme

Aksident në Mallakastër, humb jetën 27-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Aranitas të Mallakastrës.

Një makinë tip ‘Opel’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit ka humbur shoferi Pajtim Zotaj 27 vjeç dhe është plagosur kushëriri i tij (djem xhaxhallarësh) pasagjeri Agim Zotaj 31 vjeç.

27 vjeçari Pajtim Zotaj ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, ndërsa kushëriri i tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë