Lajme

Aksident në Korçë, shoferi pëson fraktura

Në afërsi të fshatit Veliterne, në Korçë ka ndodhur  një aksident i rëndë. Një furgon ka rënë në kanal, ndërkohë që  drejtuesi i mjetit ka ngecur në makinë dhe është nxjerrë më pas nga zjarrfikësit.

Shoferi është lënduar dhe ka pësuar fraktura. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësja dhe policia, ndërsa bëhet me dije se shkak i aksidentit kanë qenë reshjet e shumta të dëborës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë