Lajme

Aksident në Korçë, makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Korçë, ku një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Turan-Voskop, ku mjeti tip “Volksëagen” me targa AA 622 HF me drejtues shtetasin G. H, rreth 38 vjeç ka aksidentuar shtetasin A. A rreth 35 vjeç, i cili drejtonte një biçikletë.

I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe ndodhet nën kujdesin intensive të mjekëve.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë