Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, ku ka mbetur i plagosur rëndë një shofer.
Mjeti me targa AA456TU me drejtues shtetasit R. T., banues në lagjen 5 Maji, Elbasan është përplasur me mjetin me targa AA289TT me drejtues shtetasin F. J. si dhe me një autobus.
Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar dy drejtuesit e mjeteve shtetasit: R. T, i cili është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa F. J., jashtë rrezikut për jetën, të cilët janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan.
Nga autobusi fatmirësisht s’ka asnjë të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.