Lajme

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, 4 të plagosur

Një aksident me 4 persona të plagosur është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur në unazën e  Elbasanit, në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Konkretisht, mjeti tip “Golf” me targa AA 280BU, me drejtues shtetasin Sh.H., 51 vjeç, banues në fshatin Mirakë Librazhd,  është përplasur  me mjetin tip “Volkswagen” , me targa AA 824 HP, me drejtues shtetasin V. D.,  25 vjeç,  banues në lagjen “5 Maji’ Elbasan.

Si pasojë e aksidentit  janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjere që ndodheshin në këto mjete , të cilat janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ku  shtetasja  K.H., 49 vjeç , banuese në Librazhd, pasagjere në mjetin me targa AA280BU, ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë