Pas aksidentit me pasojë vdekjen e portugezit Paulo Goncalvess në etapën e 7-të, Dakar 2020 vazhdon të jetë i rrezikshëm. Etapa e 11-të u shënua nga një aksidenti i rëndë, me protagonist 48-vjeçarin holandez të skuadrës KTM, Edwin Straver, i cili aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në një spital në Riyad. Piloti u rrëzua midis pitstopit të dytë dhe të tretë, duke pësuar atak kardiak si dhe thyerje të vertebrës cervikale

48-vjeçari holandez, është në pjesëmarrjen e tretë në Rally Dakar, ku garon në kategorinë Original, i rezervuar për pilotet asistencë. Në 2018 u rendit në vendin e 49-të në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa vitin e kaluar në vendin e 30-të. Këtë vit ai renditet vendin e 38-të, 4-të në Original.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.