Biznes

Akomodimi i turistëve, Shqipëria u rimëkëmb më shpejt se vendet europiane

Akomodimi i turistëve në Shqipëri gjatë periudhës janar-mars 2021 ra me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, kur çdo gjë ishte në normalitet. Sipas Eurostat, Shqipëria është vendi i vetëm në Europë me dëm minimalist në këtë fushë.

Shtetet si Çekia, Luksemburgu, Austria, Sllovakia etj, kanë patur një rënie deri në -90% në vitin 2021, krahasuar me atë të 2019-s.

Sipas ndarjes së origjinës, akomodimi i turistëve të huaj në Shqipëri pati rënie më të vogël se i atyre vendas, respektivisht rënie me 34% dhe 47%.

Muaji mars 2021 përcaktohet nga Eurostat si muaji kur nisi rimëkëmbja e këtij sektori dhe krahasuar me vitin 2020, akomodimi i turistëve u rrit me 224%.

Viti 2020 e dëmtoi këtë sektor më së shumti në muajin prill, kur pothuajse të gjitha vendet në botë kishin ndaluar të gjitha aktivitetet ndërvepruese dhe rënia globale e akomodimit të turistëve vlerësohet në 95%. Akomodimi në kampingje ishte më pak i prekuri gjatë pandemisë.

Gjatë kësaj kohe, humbja për Shqipërinë në akomodimin e turistëve raportohet 50%. Vitin e kaluar Shqipëria kishte masën më të madhe turistë vendas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë