Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka nisur të veprojë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama se portalet duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit, si pjesë e “Paketës Antishpifje”.
AKEP ka publikuar ditën e sotme një listë të parë prej 44 portalesh, të cilët nuk kanë NIPT dhe duhet të pajisen në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe ta bëjnë publik NIPT-in në seksionin Kontakt të faqes së tyre.
Në njoftimin e AKEP thuhet se gjithë portalet online duhet që të publikojnë numrin e NIPT-it në faqen e tyre online brenda 72 orësh, në të kundërt AKEP, pas përfundimit të këtij afati do të bëjë mbylljen e çdo portali të paregjistruar.
1 24-ore.com
2 360grade.al
3 Albpress.org
4 Alpenews.al
5 Argjirolajm.net
6 Botasot.info
7 Diell-online.al
8 Durreslajm.al
9 ekskluzive.al
10 eperditshmja.com
11 Exit.al
12 Folshqip.al
13 gazetaimpakt.com
14 Hashtag.al
15 Ina-online.net
16 InfoElbasani.al
17 infopasqyra.com
18 Insajderi.com
19 Javanews.al
20 Korrieri.org
21 Lajme.net
22 Lajmeonline.al
23 Lajmi.net
24 Lajmifundit.al
25 Liberal.al
26 Noa.al
27 Opinion.al
28 Opozita.com
29 Orikuminews.com
30 Pacensure.com
31 perqasje.com
32 Politiko.al
33 Publik.live
34 Reporter.al
35 Respublica.al
36 Sarandaweb.net
37 Shqiperia.com
38 Skandal.al
39 Sovrani.info
40 Superligash.com
41 Tesheshi.com
42 Tiktak.al
43 Tpz.al
44 Zjarr.tv
Regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.