Lajme

Ahmetaj: Shteti nuk do të ndërhyjë tek qiratë

Ministri i Shtetit, i caktuar në krye të misionit për emergjencën Covid-19, Arben Ahmetaj deklaroi se shteti nuk do të ndërhyjë tek qiratë.

Sipas Ahmetajt, të ardhurat nga qiratë janë të ardhura dytësore dhe buxheti i shtetit nuk mund të rimbursojë këto lloj të ardhurash.

Ahmetaj bëri me dije së në tre muaj buxheti i shtetit mund të humbasë 140 mln dollarë “jemi në luftë dhe nuk do të arkëtojmë, por do të humbasim, prandaj kemi menduar për të ndihmuar shtresat në nevojë dhe të mbështesim me garanci solidare biznesin e madh”- u shpreh Ahmetaj.

Sipas tij në gjendjen e luftës qiradhënësit të bashkëpunojnë duke pritur bizneset të rinisin punën.

Ndërsa bizneset e kundërshtojnë marrjen e kredisë për të shlyer detyrime dhe paga teksa janë të mbyllur.

Qiratë e mjediseve për arsye komerciale, sipas agjencive imobiliare variojnë nga 4 euro/metër katrorë deri në 50 euro/ metër katrorë sipas zonave, dmth nga 250 euro deri në 3 mijë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë