Lajme

Ahmetaj: Progresi në ekonomi shton punësimin

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ditën e sotme ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Punës.

Ai u shpreh se punësimi në Shqipëri ka pësuar rritje, në sajë të reformave të marra. Ministri ndër të tjera tha se ministria dhe qeveria do të krijojnë dhe mbështesin kurse falas për kualifikimet profesionale. 

“Papunësia ka zbritur në nivelin më të ulët në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri. Do të ndihmojmë dhe implementojmë kurse profesionale falas.

Rritja ekonomike është shoqëruar me rritje të konsolidueshme të rritjes së punësimit. Arsyeja që unë përmend shifrën e punësimit mbi 230 mijë. Ndërsa ata që janë regjistruar në zyrën e punës kanë shanse për të fituar një vend pune, kjo falë reformave, por sfidë mbetet krijimi i aftësisë profesionale”, u shpreh ministri Ahmetaj.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë