Lajme

Ahmetaj: Nuk ulim pensionet, diskutimi për ato suplementaret për ish-deputetë

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka deklaruar sot në Kuvend se qeveria nuk ka ndërmend të ulë pensionet ndërsa la të hapur diskutimin për pensionet suplementare për ish-politikanë që, sipas tij, marrin katër-fishin e shumës që merr një familje e thjeshtë.

“Ne nuk kemi ndërmend të prekim pensionet e askujt, por ne sapo i rritëm dhe do vazhdojmë t’i rrisim. Pastaj e dini çfarë ka pensione suplementare dhe ka ish-deputetë që marrin 4-fishin e asaj që merr një familje normale.

Sa i përket ndihmave financiare mjafton të shkosh në terren dhe të shohësh kush është ndihmuar.

Sa i përket paketave duhet të jemi të vërtetë me qytetarët.

Kemi 2.45 mld lekë për Ministrinë e Shëndetësisë.

Kemi paketën e parë ku janë shërbyer bizneset e mbyllura me urdhër të qeverisë 6.5 mld lekë.

7 mld lekë për bizneset e prekura. Rritje e investimeve 2 mld lekë, zero tatim fitimi për biznesin e vogël. Të gjitha vendet e rajonit kanë ndjekur të njëjtën strategji”, u shpreh Ahmetaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë