Lajme

Ahmetaj në Serbi: Nxitje bashkëpunimit e shkëmbimeve tregtare

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ditën e sotme u prit në një takim nga homologu serb, Siniša Mali, në kuadër të një vizite zyrtare në Serbi.

Dy zyrtarët u dakordësuan në lehtësimin e procedurave dhe reduktimin e dokumenteve të import-eksportit dhe tranzitit të mallrave.  

Dy ministrat kanë diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe doganave, me synim eliminimin e barrierave në tregtinë e mallrave mes dy vendeve.

Dy ministrat vlerësuan rolin e Shqipërisë e Serbisë si rol kyç në rajon, ndërsa u shprehën se prioritet absolut do të jetë ekonomia, duke u kthyer në shembull të bashkëpunimit ekonomik e politik në rajon. Ata theksuan se nëse dy vendet bashkëpunojnë mes tyre, rajoni vetëm fiton.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë