Lajme

Ahmetaj: Buxheti i ri, rritja 4,3%

Ahmetaj ka deklaruar se 2019-a do të ketë një rritje ekonomike 4,3% duke e mbështetur rritjen në investimet e sektorëve prioritarë.

Duke prezantuar projektbuxhetin e vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ai bëri me dije se do të ketë rritje pagash në disa sektorë. Gjithashtu Ministri tha se sektorët prioritarë do të jenë shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe infrastruktura.

“Transporti për nxënësit është parashikuar për të shpenzuar 680 milionë lekë. Përfitojnë 36 mijë mësues, është hera e dytë që arsimi ka një rritje të konsiderueshme të pagave. Kjo është rritja e dytë e konsiderueshme brenda në një periudhë shumë të shkurtër, në harmoni të plotë të të gjithë qeverisë për të rritur cilësinë e arsimit. Do të përfitojnë 4600 mjekë dhe mbi 134 mijë mijë, edhe kjo është rritja e dytë e konsiderueshme.”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, sektori i bujqësisë do të jetë një nga sektorët më potencial për vitin 2018,  dhe qeveria do të mbështesë fermerët me financime dhe projekte të IPARDIT.

“Bujqësia mund të quhet për 2019 në potencial një nga sektorët më të financuar. Së pari që nga viti 2018 mbështetja për fermerët është rritur me 900 milionë lekë nga viti në vit. E dyta dhe shumë e rëndësishme është fillimi i IPARDIT, në logjikën e vet ka koordinimin  e financimit me 25 për qind nga buxheti i shtetit dhe 75 prej tij.”, shtoi ai.

Duke folur për paketën fiskale Ahmetaj tha se kjo paketë synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë. “Paketa fiskale parashikon ndryshimet për tatimin e për të ardhurat,  uljen e tatimit për dividentin. Përjashtim nga TVSH për makinat bujqësore të importuara sipas VKM-së. Normë e reduktuar TVSH për transportin e autobuzave publikë. Shpenzimet buxhetore për herë të parë shkojnë në 519 mln lekë. Totali programohet me rritje me 5.9%.”- tha Ahmetaj.

Për Anastas Angjelin projektbuxheti i 2019-ës i përgjigjet trendit ekonomik aktual të vendit, por duke menduar edhe për vitet e ardhshme. Pavarësisht, tha Angjeli se treguesit e buxhetit janë pozitiv, ne jemi koshient për nevojat e qytetarëve.

“Çështja e punësimit është reflektuar me uljen e papunësisë dhe rritjen e e vendeve të punës dhe synojmë rritjen e mëtejshme të numrit të vendeve të punës përmes këtij buxheti.Baza e këtij buxheti është sigurimi i konsolidimit të ekonomisë dhe konsolidimit fiskal. Defiçiti buxhetor është më i ulët 1,9% nga 2 krahasuar me të pritshmin e këtij viti.”-tha ai duke shtuar se ndër prioritet sektoriale mbetet qëndrimi ndaj borxhit, trajektorja e të cilit vazhdon objektivin e uljes.

Ai theksoi se sistemi bankar duhet të jetë më prezent në ekonominë shqiptare përmes kreditimit të sektorëve prioritar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë