Lajme

Aferat te Unaza, Basha: Prandaj nuk duan Vettingun në politikë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar akuzat lidhur me projektin e Unazës së Re. Sipas tij, Edi Rama dhe Erion Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve. “Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milionë euro të krimit”, shkruan Basha në Twitter. Sipas tij, këto janë arsyet përse socialistët nuk duan Vettingun në politikë.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1076762892089856000

Ndërkohë në një postim në Facebook, edhe deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaron se kryeministri Edi Rama nuk e do vetingun e politikanëve. Sipas Bylykbashit, “Ramës kriminelët i duhen për të mbledhur votat me para dhe presion”.

“Ja përse me 74 votat e tij në parlament refuzoi asistencën dhe Udhëzuesin e Komisionit të Venecias se si duhet bërë vettingu i politikanëve të lidhur me krimin. Ja perse Edi Rama përdor Kushtetutën si alibi për mbrojtjen që u bën këtyre politikanëve. Po njësoj, Edi Rama refuzonte Dekriminalizimin para zgjedhjeve lokale të 2015 duke mbrojtur Elvis Rroshin se përdhunimi në grup kishte qenë vetëm një "gabim rinie". Sot, sërish para zgjedhjeve, marrëdhëien me krimin përpiqet ta normalizojë, ta thjeshtojë dhe e quan “marrëdhënie me elektoratin”, shkruan mes të tjerash Bylykbashi.

https://www.facebook.com/oerd.bylykbashi/videos/10218021700923553/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë