Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur garën për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit. Palët e interesuara do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre brenda datës 10 dhjetor të këtij viti.
Pas kësaj date, MIE do të mbledhë ofertat e mbërritura pranë Agjencisë së Prokurimit Publik për të bërë më pas edhe vlerësimin e tyre. Fituesi do të operojë me një kontratë koncesionare të formës BOT.
Vënia në punë e këtij aeroporti është edhe një ndër prioritetet e qeverisë. Aeroporti i Kukësit i është dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil në vitin 2006, ku do të jetë nën varësinë e tij deri në vënien e tij në punë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.