Biznes

Adria Airways nuk mbështetet nga asnjë investitor, shpall falimentimin

“Adria Airways” ka paraqitur një mocion për procedurat e falimentimit të kompanisë në Gjykatën e Rrethit Kranj, Slloveni.

Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, procedurat e falimentimit nisën për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet financiare të saj, bazuar në rregullat për Operacionet Financiare Sllovene, Procedurat e Falimentimit dhe Aktin e Zhdukjes së Detyrueshme (ZFPPIPP).

Gjykata ka një periudhë tre-ditore, brenda së cilës duhet të vendos për fillimin e procedurave të falimentimit.

Në njoftimin e saj, kompania shprehet se do të anulojë të gjitha fluturimet e planifikuara për shkak të nisjes së procedurave të falimentimit.

Kompania do të njoftonte disa ditë më pare se ishte në bisedime me disa investitorë pasi qeveria sllovene e kishte refuzuar ta mbështeste.

Kompania këshillon të gjithë pasagjerët e prekur nga anullimi i fluturimeve, të vendosin kontakt me agjencitë që kanë bërë rezervimet, për të marrë informacionin e nevojshëm, se si do të procedohet me rezervimet dhe udhëtimet e mundshme të tyre.

Referuar të dhënave zyrtare të ardhura në Autoritetin e Aviacionit Civil për muajin qershor Adria Airways kishte 4 % të tortës së tregut të fluturimeve duke lënë pas Turkishin, Luftansën dhe British Airways.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë